Nga grumbullimi i shtatorit me Kosovën u largua kokulur, pasi u përjashtua për thyerje të rregullave nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Por, kjo nuk e ndaloi, Edon Zhegrovën që të arrijë kulminacionin e tij në karrierë pikërisht gjatë këtij muaji, shkruan Arbresh.info.
Ylli i Lille përgjatë kësaj periudhe kaloi në formë të jashtëzakonshme me klubin e tij, ku së fundmi pati paraqitje mbresëlënëse edhe ndaj Real Madridit në “Champions League”, raporton Arbresh.info.
Ai ishte vendimtar në këtë ndeshje, duke fituar penalltinë, e cila ishte vendimtare për epilogun final të ndeshjes.
Anësori kosovar, u shpall njeriu i ndeshjes në këtë sfidë, për të cilën u shpreh tejet i lumtur.
Përmes një postimi në një ‘Instastory’, 25 vjeçari nga Prishtina shkroi se ka qenë gjithçka një ëndërr.
Pas kësaj paraqitje nuk mungoi edhe reagimi i FFK-së ndonëse i vonuar, por që ishte një ‘shkëndi e mirë’ se raportet Zhegrova-Federatë janë përmirësuar.
Real Madridi nuk ishte ‘viktima’ e vetme e futbollistit kosovar, pasi ai ishte vendimtar edhe në ndeshjet e kampionatit Ligue 1 me skuadrën e tij.
Në katër ndeshjet e fundit në ligën franceze realizoi tre gola dhe një asistim.
Kurse në të gjitha garat deri më tani këtë edicion, ai ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim me francezët e Lille.
Formën e tij të mirë ai pritet tashmë ta bart edhe tek kombëtarja e Kosovës, ku është ftuar për dy ndeshjet e tetorit që “Dardanët” do t’i luajnë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai ka kërkuar falje për veprimet e bëra në shtator dhe tani fokusi i tij 100 për qind është të arrijë rezultatet pozitive me kombëtaren.
Ylli dardan gjatë ditës së sotme pritet t’i bashkohet selektorit Foda dhe bashkë-lojtarëve të tij në stërvitje për këto dy ndeshje.
Por, a do ta tregojë Zhegrova talentin dhe aftësinë e tij që ka në futboll edhe në ndeshjet e Kosovës, mbetet të shihet.
Ndryshe, se Kosova, fillimisht ndeshjen e parë e luan ndaj Lituanisë në udhëtim me datë 12 tetor, teksa pas tri ditësh në tokën dardane pret Qipron.
Kosova bën pjesë në grupin 2 të Ligës C të Kombeve ku pas dy ndeshjeve të para ndodhet në pozitën e dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Qipro, mirëpo “Dardanët” janë më të mirë në ndeshjet direkte.
Rumania prinë në këtë grup me gjashtë pikë teksa e fundit është Lituania pa pikë./Arbresh.info /Drilon Halili/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën