Makina garuese e pilotit legjendar Michael Schumacher, me të cilin në vitin 2001 fitoi kampionatin botëror të Formula 1 në Çmimin e Madh të Monakos, ka thyer rekord duke u shitur për shtatë milionë e 504 mijë dollarë, raporton Anadolu.
Makina me të cilën Schumacher, kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, fitoi Çmimin e Madh të Monakos me ekipin e Ferrarit dhe kampionatin, është shitur në ankandin që u mbajt në Shtëpinë e Ankandeve Sotheby në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Makina është blerë nga një koleksionist anonim për shtatë milionë e 504 mijë dollar, ndërsa në këtë mënyrë është thyer rekordi si makina e Formula 1 e shitur me çmimin më të lartë deri më sot.
Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të siguarara do t’i dhurohen Fondacionit Vazhdo Luftën (Keep Fighting) të pilotit gjerman.
Michael Schumacher, i cili pësoi lëndim të rëndë pas një aksidenti në skijim më 29 dhjetor të vitit 2013 në Alpet franceze, ishte operuar në Spitalin e Grenobles, ndërkohë që rehabilitimi i tij vazhdon në shtëpinë e tij në Zvicër që nga shtatori i vitit 2014.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën