Majlinda Kelmendi thotë se gjithmonë është e gatshme ta japë 200 përqindëshin nga vetja për Kosovën dhe është se etur të fitojë medalje vazhdimisht, pavarësisht e ka fituar shumë në karrierën e vet të bujshme.
Majlinda e fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minks 2019 të shtunën, të parën në histori të Kosovës, duke e shtuar një tjetër të artë në koleksionin e saj madhështor, që ruan medalje ta arta olimpike, botërore dhe evropiane.
E pyetur se si ndihen kundërshtarët e saj kur ndeshen me kampionen olimpike, Kelmendi tha se votimi duhet të jetë gjithmonë i shtuar.
“Natyrisht motivi është i madh. Ama unë harroj që jam kampione e botës dhe e olimpike. Dua të mendoj vetëm për medalje të reja”, tha Delmendi për televizionin publik.
Ajo është mirënjohëse për përkrahjen që e mori në finale për medalje të artë ndaj ruses Natalia Kuziutina, e cila e kishte përkrahjen e shtetit fqinj, Bjellorusisë, aty ku po mbahen lojërat.
“Po, keni mundur ta vëreni në finale çfarë atmosfere ishte, i gjithë publiku ka qenë me Kuziutinen. Mirëpo, as unë nuk kam qenë vetë, kam pasur përkrahës në sallë. Nëse ata thoshim Rusia, tonët thoshin Bravo Majlinda. Lufta ka qenë shumë e fortë. Unë e jap 200 për qindëshin”, shtoi ajo.
E pyetur çfarë e mban të motivuar, 28-vjeçrja tha: “Kurrë nuk jam e kënaqur, dua gjithmonë të fitoj dhe të lajm në krye, kjo është arsyeja pse punoj kaq fort.” /Gazeta Express/
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...