Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është inspirim për të gjitha vajzat.
Gjatë karrierës së saj sigurisht krahas sukseseve ajo kishte edhe sfida të shumta, shkruan arbresh.info
Majlinda për “Jahjaga Foundation”, ka shkruar një letër të hapur për çdo vajzë dhe grua që gjendet në vështirësi apo ka nevojë për një shenjë që ajo do t’ia dalë.
Të dashura vajza,
Për çdo rrugë që e zgjidhni ta ndiqni në jetë, kam vetëm dy gjëra për t’ua thënë: punoni shumë dhe mos hiqni dorë edhe atëherë kur gjërat duken të pamundura.
Zhgënjime do të ketë. Edhe dyer të mbyllura dhe grupe njerëzish që do t’ua bëjnë rrugën vështirë të kalueshme. Mirëpo kjo është e bukura. Çdo sfidë e kaluar shndërrohet në mësimin e radhës.
Mblidhni vështirësitë dhe shndërrojini në forcë. Guxoni të ëndërroni dhe vraponi fuqishëm pas ëndrrës tuaj.
Dikur shpresoja që të mos jem e vetmja medaliste e artë e Kosovës. Nga Tokio u kthyem edhe me dy medalje të arta. Tani Kosova i ka tri. Nuk mund të isha më e lumtur e më krenare se kaq, meqë Nora e Distria u bënë të arta nga olimpiada e fundit.
Besoj fuqishëm që unë kam qenë vetëm e para e shumë medaljeve të arta që do të vijnë për Kosovën.
E juaja,
Majlinda Kelmendi
Përndryshe, Majlinda Kelmendi ka njoftuar para disa kohësh zyrtarisht pensionimin e saj nga garat e xhudos dhe për pensionimin e saj ka shkruar tashmë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...