Sportistja më e mirë në Kosovë e zgjedhur nga Komiteti Olimpik për vitin 2019, Majlinda Kelmendi, tha se ndihet e nderuar që Federata Botërore e Xhudos e ka zgjedhur për ti ndërtuar statujë, mirëpo shtoi se ajo statujë do të duhej të ishte vendosur në Prishtinë.
Shtatorja e kampiones Olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi, do të përurohet sot, të premten, në vendlindjen e saj, në Pejë. Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016, transmeton Gazeta Express.
Trajneri i saj, Driton Kuka, e kishte konfirmuar në korrik të vitit të kaluar, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se Federata Botërore e Xhudos ka vendosur t’i ndërtojë statujë Majlinda Kelmendit.
Kuka kishte thënë se “artistët më të njohur në botë janë ftuar për ta punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!”. Përkundër që kjo statujë u ndërtua nga Federata Botërore e Xhudos, Kuka kishte bërë të ditur se ajo do të vendoset në Kosovë dhe kërkoi sugjerime për lokacionin e saktë.
Pikërisht lokacioni ishte bërë problemi kryesor në këtë çështje, pasi që Driton Kuka thoshte se Komuna e Prishtinës s’i ka kthyer atij përgjigje qysh nga vera për lokacionin e statujës së Majlinda Kelmendit. Më vonë u vendos që ajo shtatore të ngrihet në Pejë.
“Jam shumë e lumtur, jam shumë krenare, nuk e di se sa njerëzve të gjallë ju kanë bërë statuja kështu që jam shumë e lumtur që unë jam njëra prej tyre. Më gëzon shumë fakti që më kanë përzgjedhur mua Federata Botërore se e dimë në botë sa ka xhudistë të mirë, kështu që me më përzgjedhë mua është seriozisht nder jashtëzakonisht i madh”, tha Kelmendi.
“Nuk po dua me qenë vetjake, kështu që po mendoj që kish me qenë më mirë në Prishtinë por prapë se prapë unë e di që njerëzit në Kosovë më duan shumë, më përkrahin shumë dhe nëse dëshirojnë me me pa, do të vijnë edhe në Pejë me më pa”.
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...