Me rastin e ditës se Veteranëve te Betejës se Koshares, sot në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë nën Patronatin e Presidentes se Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, shoqata e ish brigadës 138 “Agim ramadani” organizoji manifestimin tradicional ” Ditet e Shqipes 2022″ (23 vjetori i Betejës së Koshares”).
Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombëtar, raporton arbresh.info
Menjëherë pas leximit filloi edhe ndarja solemne e çmimit për Driton Kukën e Majlinda Kelmendin.
Fjalimin e saj, ylli kosovar e nisi me një përshëndetje për të gjithë të pranishmit.
“ Sot në mesin tuaj po ndihem shumë e vogël , dëshiroj të përshëndes dhe të falënderoj shumë familjarët e veteranëve të luftës, lirinë të cilën ne e gëzojmë sot është padyshim meritë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”- tha Majlinda.
Tutje sportistja tha se është krenare për punën që ka bërë.
“Unë jam shumë me fat që kam arritur që me punën time dhe mundin, bashkë me Tonin me e ngritë sa më lartë flamurin tonë në piedestalin më të madh sportiv për të cilin është derdhur shumë gjak. Është nder edhe krenari për mua ta përfaqësoj Kosovën si sportiste plot 20 vite, dhe jam shumë me fat që më është dhënë mundësia me i tregu botës sesa shumë kemi vlera si popull e si komb”, u shpreh Majlinda.
Si përfundim Kelmendi tregoi se çka e pyesin njerëzit për ofertat milionëshe nga vendet e ndryshme të botës.
“Shumë njerëz sot me pyesin nëse jam pishman që i kam refuzuar milionat që mu kanë ofruar nga shtete ndryshme të botës, e unë ju them se nuk jam aspak pishman pasi mënyra sesi sot me trajtojnë njerëzit në vendin tim nuk ka para që mundet ta blej këtë. Nder dhe respekt të jashtëzakonisht të madh për UÇK-në?” përfundoi ajo. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...