Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me xhudisten Majlinda Kelmendi, për mbështetje financiare të sportistes në vlerë prej 12 mijë euro.
Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Majlinda Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke bazuar në politikat programore të sportit për avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e aktivisteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit.
Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e imazhit të shtetit tonë anekënd botës.
Xhudistja Majlinda Kelmendi falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që MKRS-ja po jep jo vetëm për të personalisht por edhe për xhudistët tjerë të Kosovës. Kelmendi premtoi se Kosovës do t’i sjellë edhe medalje tjera dhe me punën e saj emrin e shtetit tonë do ta afirmojë edhe më shumë./arbresh.info/
Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autor...
Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Pro...
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova
Kurti: Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jet...
Rikthehet Rashica, Besiktasi fiton ndaj Sivassporit në Kupën...
Ligji parashikon që puna e Kuvendit të mbyllet një ditë para...