Kampionia e vetme Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, u ka dërguar tifozëve të saj një mesazh gjatë kësaj krizë të koronavirusit, duke thënë se kjo pandemi s’është asgjë në krahasim me sfidat që populli shqiptar i ka kaluar.
Shkaku i koronavirusit, shumë evente sportive në të gjithë botën janë shtyrë. Përderisa sot u vendos që Kampionati Evropian të shtyhet nga kjo verë në verën e vitit të ardhshëm, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ende shpreson që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mundë të zhvillohen siç ishin planifikuar këtë verë, raporton Gazeta Express.
Të njëjtin optimizëm e shpreh edhe xhudistja kosovare, e cila triumfoi në Lojërat Olimpike Rio 2016 duke fituar medalje të artë, pasi që edhe e kujtoi situatën e vështirë në të cilën kishte kaluar gjatë luftës në Kosovë.
“Përshëndetje të gjithëve. Ne, si popull, kemi kaluar shumë sfida. Unë gjatë fëmijërisë time kam qenë e mbyllur rreth tre muaj në shtëpi, gjatë periudhës të luftës”, ka thënë Majlinda Kelmendi, në videon e publikuar nga Driton Kuka.
“Kështu që, të jemi të mbyllur disa javë në shtëpi nuk do të thotë asgjë në krahasim me atë që ka kaluar populli shqiptar”.
“Ju lus që të qëndroni në shtëpi – për të mirën tuaj, për të mirën e fëmijëve tuaj. Bashkë do ta kalojmë këtë sfidë”.
“Më mirë të qëndrojmë në shtëpi sesa në spital, kështu që mbajeni pastërtinë dhe lani duart sa më shpesh”.
Këtë video e publikoi trajneri i famshëm kosovar i xhudos, Driton Kuka, i cili mbi video shkroi: “Mesazh nga Kampionja Olimpike! Të luftojmë armikun e padukshëm me kujdes! Bota e xhudos po sensibilizohet të bëj stërvitje në ambiente specifike”.
“Asnjë xhudist i klubeve në Ks sguxon pa marr parasysh moshën të rrij pasiv! Së shpejti do tentojmë të jepim shembuj për stërvitje në kushte të shtëpisë ose edhe ambient të hapur të shtëpisë, duke respektuar distancën dhe instruksionet tjera!”
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...