Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka nisur një seri intervistash të titulluara “Legjendat”, ku protagonistë janë xhudistët më elitarë botërorë.
Episodi i radhës është rezervuar ish-kampiones olimpike dhe botërore nga Kosova, Majlinda Kelmendi.
Trajnerja Kelmendi me fotografi nëpër duar, ka folur për karrierën e saj si xhudiste – nga fillet e saj, derisa spikat imazhin e momentit kur kishte fituar medaljen e artë olimpike në Rio më 2016.
“Është kujtimi më i mirë i jetës time. Kjo foto më emocionon sa herë e shoh. Kështu që nuk dua ta shoh aq shpesh. Sot nuk po dua të qaj”, shprehet Kelmendi, derisa në fotot duket e përlotur bashkë me trajnerin e saj, Driton Kuka, njofton KlanKosova.tv.
“Kur kam qenë 12 vjet e kam dhënë një intervistë për njërin prej televizioneve publike në Kosovë. Aty jam pas përgjigjur se kur të rritem do të bëhem kamione bote”, thotë ajo, duke treguar se me xhudon “ka rënë në dashuri” si tetëvjeçare.
Kelmendi, edhe në “Legjendat” nuk ka harruar ta falënderojë Kukën për sukseset që ka arritur nën drejtimin e tij.
“Ai më ka bërë heroinë. Çdo gjë që e kam e kam falë trajnerit”.
“Ai qanë shumë kur fitojmë. Është i fortë, por qanë”.
Në fund ajo ka shprehur dëshirën e radhës, të vjen përsëri në majë të botës, tash si trajnere e xhudos.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...