Majlinda Kelmendi kundër Komunës së Pejës: “Nuk u intereson suksesi i xhudistëve”

21:53 | 8 Korrik 2019
Arbresh.info

Tri medalje i ftuan tri xhudistet kosovare, në Lojërat Evropiane të Minskut, muajin e kaluar.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, Nora Gjakova të argjendtën dhe Loriana Kuka, të bronztën, në garën ku morën pjesë 4 xhudistë, si suksesi më i madh i Kosovës, në një garë shumë-sportëshe, raporton “Sporti në KTV”.

Por, xhudistët e suksesshëm të Pejës, vazhdojnë të kenë probleme me infrastrukturën sportive, pasi ende nuk është as gati të nisë ndërtimi i Qendrës nacionale të xhudos.

Ministria e Sportit ka ndarë mjetet financiare për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, por procesi ka ngecur në mungesë të sigurimit të hapësirës për ndërtimin e këtij objekti, nga Komuna e Pejës.

Salla e klubit ‘Ipponi’, falë investimeve të Qeverisë, ka marrë pamje tjetër, mirëpo xhudistët janë të indinjuar me neglizhencën e Komunës së Pejës.

Si asnjëherë më parë, për Qendrën e xhudos që nuk po ndërtohet, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Pejës, edhe Majlinda Kelmendi.

Ajo ka thënë se xhudistët dhe klubi e trajneri Driton Kuka, nuk duhet më të merren me punët që nuk janë për ta.

Qendra Nacionale për xhudon kishte marrë përkrahjen e Komunës së Pejës për ndarjen e parcelës për ndërtim në fund të vitit 2016, por që nga atëherë nuk është bërë më asnjë lëvizje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme