Derisa fitimi i një medalje Olimpike është një qëllim personal për mijëra sportistë, për 24 shtete është një ëndërr që është realizuar një herë. Uebfaqja zyrtare e Lojërave Olimpike “tokyo2020.org” kujton momentin e lavdishëm dhe ndikimin që kishte kjo medalje tek sportistët tjerë, duke marrë shembullin e Majlinda Kelmendit.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës që pasoi, sportistët e Kosovës nuk kishin mundësinë të garonin me flamurin e tyre në Lojërat Olimpike. Kjo vazhdoi deri në vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilës gjatë Sesionit të 127-të, të mbajtur më 9 dhjetor 2014.
Gjatë këtij Sesioni, presidenti Thomas Bach bëri të ditur se Komiteti Olimpik i Kosovës do të jetë anëtar i plotë i IOC-ut dhe familjes Olimpike.
Ishte një ëndërr e realizuar për sportistët e Kosovës. Falë këtij vendimi, vendi garoi përfundimisht në Lojërat Olimpike të Rio 2016, në të cilat shkëlqeu protagonistja jonë, Majlinda Kelmendi.
Momenti i artë
Dy herë kampionia e botës në xhudo dhe kampionia e katërfishtë evropiane, Majlinda Kelmendi mori pjesë në dy Lojëra Olimpike, duke përfaqësuar dy vende të ndryshme. Në Londër 2012, ajo përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa në Rio 2016 Kosovën.
Në Londër, kishte mungesën e përvojës, për shkak të së cilës nuk fitoi medalje, por paraqitja e saj u vlerësua shumë në gjithë botën.
“Pas Londra 2012 mora shumë oferta serioze nga shtete shumë të fuqishme. Oferta me vlerë miliona dollarë”, tha ajo për Olympic Channel. “Por, përfundimisht, trajneri im dhe unë morëm vendimin për të qëndruar në Kosovë, megjithë vështirësitë që kishim”.
Ky vendim hapi rrugën që ajo të linte gjurmë të pashlyera në historinë Olimpike të Kosovës.
Më 7 gusht 2016 – kjo ditë do të mbahet mend nga kosovarët, pasi Kelmendi bëri histori duke fituar medaljen e artë të xhudos për femra në kategorinë -52 kg të LO Rio 2016, duke mposhtur në finale italianen, Odette Giuffrida.
Ishte medalja e parë dhe e vetme Olimpike e Kosovës.
“Në finale isha e qetë dhe e bindur në fitore”, shprehet Kelmendi, duke u kthyer sërish tek finalja. “Xhudistja italiane është garuese e mirë, por unë e kisha mposhtur atë disa herë më parë dhe isha e bindur në fitore”. Dhe kështu ndodhi.
Ndikimi i medaljes së artë
Suksesi i jashtëzakonshëm që Kelmendi e arriti në Rio dha shumë shpresa për popullin e Kosovës, veçanërisht për brezait e ri. U dha besim në jetë.
Bartësja e flamurit në Rio 2016 e shpjegon këtë me emocione.: “Njerëzit në Kosovë më shikojnë si një hero. Unë u kam dëshmuar atyre se nëse duan diçka mund ta kenë. Nëse duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë”.
Dhe njohja nuk mbaroi këtu. Shkurtin e kaluar, në qytetin e saj të lindjes në Pejë, u përurua shtatorja e Kelmendit. Fitorja në Rio e ka bërë Majlindën heto të vërtetë në Kosovë.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, vlerësoi shembullin e Kelmendit, duke thënë: “Ka shumë të rinj të talentuar që kanë prirje për artet marciale. Medalja e artë e Majlindës i ka motivuar shumë në karrierën e tyre”.
Kelmendi solli një ndikim të artë në vendin e saj, ndërsa u dha njerëzve shpres dhe për besim për të ndjekur ëndrrat e tyre. Sipas fjalëve të Hasanit: “Nuk ka sportistë në Kosovë që beson se Kampionatet Evropiane, Botërore apo edhe medaljet Olimpike nuk janë të arritshme për ta”.
Medalja e parë Olimpike është fituar tashmë nga Kosova, por a do të ketë medalje tjera në Tokio 2020?, – përfundon shkrimi i “tokyo2020.org”.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit