Përfaqësueset e Kosovës në Xhudo kanë mësuar rivalet e tyre të ardhshme.
Dyshja në kategorinë 52 kilogramë kanë mësuar rivalet e tyre në Kampionatin Botëror të Xhudos që është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë, shkruan portali arbresh.info.
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp në duelin e ardhshëm pasi kjo e fundit mposhti xhudisten Aerim Kwon nga Koreja Jugore.
Nga ana tjetër, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Azerbaixhani, Nazakat Azizova, e cila mposhti Ikram Soukaten nga Marako./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...