Para nisjes për në kampin stërvitorë që ekipi ka zgjedhur që të jetë në Turqi
Lajmin për testimin e ekipit olimpik të Kosovës e ka dhënë Toni Kuka që është edhe drejtor në Federatën e Xhudos në Kosovë.
Ai ka thënë se tërë ekipi i xhudos kanë rezultuar negativë për COVID-19.
“Testimet e ekipit tonë rezultuan negative për të gjithë ekipin! Ekipi do udhëtoj së shpejti në kampin stëtvitor të radhës në Erzurum të Turqisë në lartësi mbidetare mbi 2000 metra!”, ka shkruar ai në facebok.
Kuka po ashtu nuk ka harruar që të falëndërojë edhe IKSHPK-në për testimet.
“Respekt ekipit të IKSHPK e në veçanti Profesorit të nderuar Naser Ramadani si dhe Dr Adnora Nurboja përgjegjëse për regjionin e Pejës. Kurajo të gjithë mjekëve e punëtorëve shëndetësor për punën e palodhshme në luftën e gjatë e të vështirë me armikun e padukshëm!”, ka shkruar Kuka.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre