Google ADS

Majlinda ia sjell Kosovës medaljen e dytë të Kampionatit Botëror

14:36 | 26 Gusht 2019
L G

Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos. Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga kampionia botërore, Abe Uta, por megjithatë nuk mbeti pa medalje pasi e mundi portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë

Majlinda Kelmendi është stolisur me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Japoni.

Xhudistja kosovare e mposhti portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë, duke ia sjell Kosovës medaljen e dytë, pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

Majlinda e lëndoi në hundë kundërshtaret dhe meçi u ndërpre përkohësisht.

Më pas, Ramos i bëri tri gabime dhe kjo i kushtoi me humbje, ndërsa Majlinda u stolid me medalje ndërkohë.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti meksikanen Luz Olvera.

Më pas, dy herë kampionia botërore e mundi polaken Agata Perenc, kurse më tutje ishte më e mirë se japonezja Ai Shishime, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Në këtë fazë, fatkeqësisht Majlinda u ndal nga kampionia aktuale botërore Abe Uta.

Por, Kelmendi nuk mbeti duarthatë dhe në fund e fitoi të bronztën.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme