Medalistja olimpike, Majlinda Kelmendi ka dhënë një intervistë për Komitetin Olimpik Evropian, ku ka folur për karrierën e saj si trajnerë e xhudos.
Edhe pas pensionimit në vitin 2021 Kelmendi vazhdon të jetë aktive në botën e xhudos dhe veçanërisht për Kosovën.
Ajo iu bashkua mentorit të saj Driton Kukas në ekipin e trajnerëve.
Majlinda tha se stërvitja doli shumë më e vështirë nga sa priste.
“Ndonjëherë është më e vështirë se të jesh atlete. Kur je sportiste, mendon vetëm për veten: thjesht stërvitesh, jep maksimumin dhe kaq. Si trajner, duhet të përballesh me personalitete të ndryshme dhe të përshtatesh me ta, nuk mund t’i trajtosh të gjithë në të njëjtën mënyrë. Është gjithashtu një përgjegjësi e madhe sepse të gjithë prisnin që unë të isha aq e mirë sa isha si atlete. Kështu që ka qenë e vështirë, por më në fund gjeta mënyrën time të stërvitjes”, tha ajo./Arbresh.info/
Atletja nga Peja tani është duke i trajnuar ish-shokët e skuadrës dhe kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...