Majlinda Kelmendi ka nisur për mrekulli aventurën në Gran Prix të Tel Avivit.
Kampionia Olimpike e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë, pati punë me xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani.
Majlinda e kaloi pa shumë probleme rrethin e dytë, duke e mundur me Ippon Tetianan.
Kjo fitore ia siguroi Majlindës një vend në çerekfinale të Grand Prixit në Tel Aviv të Izraelit.
Ky është turneu i parë në të cilin po merr pjesë Kelmendi këtë vit dhe ajo do të tentojë që ta fitojë medaljen e artë, ashtu siç kishte bërë në garën e fundit që e kishte zhvilluar vitin e kaluar.
Kosova po merr pjesë me 5 garues në Grand Prix të Tel Avivit: Distria Krasniqi (48 kg.), Majlinda Kelmendi (52 kg.), Nora Gjakova (57 kg.), Loriana Kuka (78 kg.) dhe Akil Gjakova (73 kg.).
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën