Riyad Mahrez së fundmi ka reaguar ashpër kur u pyet për rënien e tij në formë që nga largimi nga Manchester City për Al Ahli.
Në sezonin e tij debutues në Arabinë Saudite, algjeriani bëri përshtypje, duke shënuar 12 gola në të gjitha garat.
Megjithatë, ky sezon ka qenë më pak i frytshëm, me vetëm tri gola deri më tani, dhe Al Ahli qëndron në vendin e gjashtë, 13 pikë prapa liderit të ligës Al Ittihad.
Mahrez visibly annoyed after being asked why he isn’t as good as he was at Man City
Mahrez nuk arriti të gjente rrjetën në barazimin 2-2 kundër skuadrës iraniane Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë. Kur u pyet për formën e tij pas ndeshjes, 33-vjeçari qartësisht nuk ishte i kënaqur.
“Vëlla, nuk mund të krahasosh Man Cityn dhe këtu. Duhet që të gjithë të luajnë mirë”, ka thënë Mahrez.
Riyad Mahrez refuses to let Ivan Toney take penalty
Ai më pas shtoi: “Unë jam lojtar skuadre, nuk jam Messi. Nuk mund ta marr topin dhe të shkoj vetëm. Nëse skuadra luan mirë, unë luaj mirë. E kuptoni?”.
Gjatë kohës së tij në Manchester City, Mahrez luajti një rol kyç në suksesin e skuadrës, duke përfshirë edhe sezonin e tyre historik të trifishtë. Ai shënoi 15 gola në të gjitha garat në atë sezon dhe pati një periudhë të mirë pesëvjeçare te City, duke shënuar 78 gola në 236 paraqitje. /Telegrafi/
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë