Harry Maguire ka nënvizuar rëndësinë e përfundimit të ndeshjeve pa pranuar gol pasi Manchester Unitedi kërkon të krijojë një periudhë konsistence nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Djajtë e Kuq kanë duruar fillimin e tyre më të keq në një sezoni në Ligën Premier League në 33 vitet e fundit, duke rënë në vendin e shtatë pas 19 ndeshjeve me vetëm 28 pikë në tabelë.
Djelmoshat e Solskjaer rrezikojnë të humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë radhazi, por ata arritën të rikthehen tek fitores pas humbjes zhgënjyese 2-0 në Watford fundjavën e kaluar.
Ata fituan ndaj Newcastle United me rezultat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford në “Boxing Day”.
Kjo fitore e ka kënaqur mbrojtësin Maguire, por anglezi dëshiron të kenë vazhdimësi.
“Ne duam t’i rikthehemi portave të paprekura; ne po punojmë shumë për të përfunduar ndeshje pa pranuar gola”, ka thënë fillimisht Maguire pas ndeshjes.
“Ne nuk po pranojmë shumë shanse në shumë ndeshje, por është diçka për të cilën do të punojmë. Ne do të përmirësohemi”.
“Mos pranimi i golave është çelësi. Ju vendosni paraqitjet së bashku dhe fitoret së bashku”.
“Është vërtet e rëndësishme që ju të keni qëndrueshmëri në këtë ligë. Ne nuk e kemi gjetur vërtet atë qëndrueshmëri për të vendosur tre, katër, pesë fitore radhazi. Është diçka për të cilën duhet të punojmë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit