Shqipëria ka arritur të triumfojë ndaj Republikës Çeke në ndeshjen kryesore për kualifikim në kampionatin evropian “Gjermania 2024”, me rezultat 3-0.
Me këtë fitore Shqipëria është një hap drejt kualifikimit të dytë historik për kampionat evropian, shkruan Arbresh.info.
Padyshim një nga më meritorët e këtij suksesi është braziliani, Sylvinho.
Trajneri brazilian erdhi me një qëllim në Shqipëri për të kualifikuar kombëtaren kuqezi në Evropian, e ai tani më është shumë pranë arritjes se atij suksesi.
Dy pikë në dy ndeshjet e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe dhe Shqipëria edhe 100% do të jetë në Gjermani.
49-vjeçari udhëheq kombëtaren nga 2 janari i këtij viti, teksa ndeshja e tij e parë debutuese ishte me Poloninë aty ku humbi me rezultat 1-0.
Por kombëtarja e Shqipërisë ishte një krejt tjetër kombëtare me ardhjen e tij, edhe pse u humb ajo lojë kuqezinjtë bënë një ndeshje shumë të mirë.
Fitorja e parë nën drejtimin e tij erdhi ndaj Moldavisë në Tiranë në qershor, me rezultat 2-0 dhe më pas një fitore ndaj Ishujve Faroe 3-1 në udhëtim, po tregonte që kjo Shqipëri është konkurente e fortë dhe nuk po lëshonte pikë më me kombëtare më të vogla apo “modeste”, siç bënin kohë më parë me trajner të tjerë.
Testet e vërteta për brazilianin ishin në shtator muajin që e lamë pasë, ku Shqipëria do ndeshjes me Çekinë në Pragë, e pastaj edhe Poloninë në Tiranë.
Disa e mendonin se kjo Shqipëri nuk ka forcë të shtyhej me çekët e polakët, por kështu nuk mendonte edhe braziliani që i motivoj mjaftë mirë lojtarët dhe kështu Shqipëria morri katër pikë në këto dy sfida.
Një barazim 1-1 me Çekinë, në Pragë ku mund të ishte edhe fitore shumë lehtë dhe një fitore me erë europiani në “Air Albania” me Polonin, 2-0 ishin rezultate fantastike.
Vetëm një muaj pas asaj atij barazimi në Çeki, në “Air Albania” , do të luhej ndeshja e vitit.
Shqipëria fitoi dhe befasoi të gjithë me rezultat 3-0 ndaj Çekisë dhe është me një këmbë në Euro, teksa Sylvinho u tregua mjaftë modest.
Pas ndeshjes ai foli rreth këtij suksesi.
“Duke punuar. Gjëja e parë që bëra, ishte vendimi për të jetuar në Tiranë, që më dha mundësi të punoj shumë më mirë, falë edhe kushteve që na plotëson Federata. Monitorojmë shumë lojtarë, qoftë duke qenë në Shqipëri dhe qoftë duke udhëtuar në vendet ku ata luajnë, për të komunikuar. Ne jemi një dhe punojmë të gjithë si grup. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse ka një mundësi për të shkuar përpara, është nëpërmjet forcës së grupit.” tha Sylvinho pas fitores së Çekisë.
Ai deklaroi edhe në gjuhën shqipe një fjali.
“Ne Jemi një”, tha ai shkurt dhe shqip.
Çfarë ndryshoi me ardhjen e Sylvinhos?
Me ardhjen e brazilianit në kombëtare, Shqipëria ndërroj çdo gjë, Sylvinho krijoi një gjeneratë të re të lojtarëve dhe po ashtu ndërroj edhe ritmi i lojës, çasja e lojtarëve në ekip dhe pasioni për kombëtaren.
Shqipëria po zhvillon lojë të bukra me posedim, pasime të shkurtëra, dhe më e rëndësishmmja po shënon gola, shumica e golave po janë të jashtëzakonshëm dhe fenomenal nga distanca të largëta.
Në këto eliminatore ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm tre.
Ndërsa në takimet si vendas Shqipëria ka luajtur tre herë në Tiranë edhe ka fituar të tri ndeshjet pa pësuar asnjë gol.
Ai solli në ekipin kombëtar lojtarë që fare pak u njohshin, por që në fund u bënë hero të kombit.
Jasir Asani është padyshim zbulimi më i madh i Sylvinhos, lojtari nga Shkupi i cili luan në Gwangju të Kores së Jugut u ftua për herë të parë tek kombtarja në mars të këtij viti, për t’u shndërruar një hero në muajin tetor.
Asani shënoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në gjashtë ndeshje për kombëtaren.
Po ashtu Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy ardhjet më të reja në shtator që u ftuan nga Sylvinho e tani po shkëlqejnë tek kuqezinjët, që nuk gjetën vend te “Dardanët”.
Daku arriti të shënoj edhe gol me kombëtaren në ndeshjen ndaj Polonisë teksa dhuroi asist ndaj Çekisë.
Kurse Muja shënoi një gol ndaj Republikës Çeke por goli i tij u anulua.
Kujtojmë se Sylvinho ka një kontratë me kombëtaren kuqezi deri më Korrik të vitit 2024, por kjo mund të jetë edhe më afatgjatë.
Braziliani ka shkëlqyer dhe si lojtarë duke luajtur në ekipe të mëdha si Barcelona, Arsenal e Manchester City. /Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...