Real Madridi thuhet t’i ketë ofruar Cristiano Ronaldos një rrogë të përmirësuar prej 32.5 milionë eurove për të qëndruar në klub.
Sipas Cadena COPE, Ronaldo do të fitonte një shumë të caktuar prej 25 milionë eurosh plus 7.5 milionë të tjera në bonuse, të ndara në 2 milionë për fitoren në Ligën e Kampionëve, 1.5 për La Liga, 1 m € për Kupën e Mbretit, 1 m € për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s, 1 m € për Topin e Artë, 500, 000 si golashënuesi më i mirë i Lifës dhe e njëjta shumë për arritjen e një numri të paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, transmetuesi paralajmëron që ai ende do të fitojë më pak se Lionel Messi i Barcelonës dhe Neymari i Paris Saint-Germain.
“Madridi mendon se ai mund të fitojë paratë që ata nuk e paguajnë prej disa marrëveshjeve të sponzorizimit”, tha gazetari i COPE, Manolo Lama.
“Situata është shumë e komplikuar por jo pa kthim. Ata besojnë që ai bëri një gabim kur tha atë që tha në Kiev, por ia atribuojnë atë karakterit të tij”./Arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...