Presidenti i Francës, Emannuel Macron u takua me Emirin e Katarin dhe njëherit pronarin e PSG-së dhe Kylian Mbappe.
Në media u përfol shumë se kanë folur edhe për të ardhmen e Kylian Mbappe, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë enjte se e ardhmja e Kylian Mbappe nuk u diskutua në darkën e së martës në Pallatin Elysee, në të cilën ishte i ftuar futbollisti.
“Nuk ka pasur asnjë debat për këtë çështje. Ua lë drejtuesve të klubit të merren me këtë”, u tha ai gazetarëve, në hapjen e fshatit Olimpik për Lojërat Olimpike të Parisit.
Ai tutje shtoi se konsideron normale praninë e kapitenit të skuadrës parisiene në këtë darkë për nder të Tamin bin Hamad Al-Thani (emir i Katarit dhe gjithashtu pronar i PSG ).
Kujtojmë se lojtari 25-vjeçari përfundon kontratën e tij me liderin e Ligue 1 në fund të këtij sezoni, me një transferim te Real Madridi që është skenari më i mundshëm./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?