“Mabetex Prishtina” ka njoftuar sot (e enjte) se ka zgjedhur anëtarët e bordit.
Klubi i kryeqytetit në futsall ka emëruar një bordin në bazë të statutit të klubit duke iu referuar nenit 23, i cili specifikisht kërkon nga aksionarët e klubit të zgjedhin dhe emërojnë bordin, shkruan portali arbresh.info.
Bazuar po ashtu në dispozitat të cilat statuti i klubit i kërkon, “Mabetex Prishtina” ka ndarë pozitat dhe përgjegjësit për secilin anëtarë të këtij bordit.
Agron Pacolli është emëruar kryesues, Ardian Hoxha zv/kryesues, ndërsa Amir Gërguri, Artan Berisha dhe Huar Morina kanë rolin e anëtarit.
“Ne kemi nderin dhe kënaqësinë, që tani më edhe zyrtarisht kemi në mesin tonë persona të cilët asnjëherë nuk na lanë vetëm, dhe gjithmonë na përkrahën”, shkruan mes tjerash FC Prishtina në njoftimin e tyre./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...