Derbi në mes të dy ekipeve që ishin edhe finalistë nga edicioni i kaluar e arsyetuan veten në një lojë mjaft të fortë dhe të nivelit evropian .
Derbi me plot meritë i takoi ekipit të vashave të klubit M Technologie me rezultat bindës 3:0 ( 25:18 , 25:20 , 25: 23 ) ndaj rivalit te vjetër KV – Skenderaj , shkruan portali arbresh.info
Ekipi ynë ka bërë një paraqitje të mirë përkundër faktit se nuk kemi pasur asnjë loje kontrolluese para kampionatit . Unë jam i kënaqur edhe me paraqitjen e lojtareve të ardhura këtë vit tek ne si: Vesa Shabani dhe Loresa Avdyli po edhe lojtares nga amerika Kaiu Ahuna të ndihmuara nga lojtaret me përvojë Drenusha Asllanaj , Shqipe Kqiku , Lianma Flores Linda Selmani etj.
Tani na pret derbi i radhës ndaj kv Dritës se Gjilanit që do të mbahet në Gjilan dhe presim rezultat pozitiv shtoi në fund trajneri i kv Mtechnologie – Naser Krasniqi . /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%