Presidenti i Olympique Lyonnais, Jean Michel Aulas ka konfirmuar se klubi është përpjekur verën e kaluar për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman.
31-vjeçari iu bashkua ‘Los Blancs’ nga klubi francez verën e vitit 2009 për 35 milionë euro dhe deri tani ka arritur të bëhet golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi folur me të vitin e kaluar dhe ai ishte i hapur ndaj kësaj”, ka thënë Auolas për Tout Le Sport.
“Por, ne arritëm të biem dakord me shifrat e nevojshme ekonomike, por një ditë do të ishte e bukur në rast se kthehet në shtëpi”
Benzema ka shënuar 66 gola brenda 148 paraqitje gjatë pesë sezoneve për Lyonin dhe ka shënuar 22 gola gjatë këtij sezoni për gjigantin madrilen./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor