Arsenali duhet të pres deri në afatin kalimtar të veres për të nënshkruar me yllin e Lyonit, Nabil Fekir.
Reprezentuesi francez është në ‘radarin’ e Arsene Ëenger që një kohë të gjatë dhe gjiganti anglez pritet të veprojë në janar.
Fekir shihet si zëvendësues i Sanchezit në sulmin e Arsenalit, pasi kiliani pritet të largohet në drejtim të Manchester City.
Por, Arsenali është bllokuar nga presidenti i Lyonit, Jean Michel-Aulas.
Vetë futbollisti ka zgjuar spekulime pasi nuk e konfirmuar të ardhmen e tij në Francë.
Ai ka zbuluar se Arsenali, Manchester United dhe Manchester City janë klubet për të cilat mund të largohet.
Megjithatë, kontrata e Fekir skadon në vitin 2020 dhe Lyon nuk pritet të dorëzohet.
Starssport kupton se klubi francez është duke refuzuar ta shesë yllin në afatin kalimtar të janarit.
Po ashtu “Starsport” kupton se transferimi i Fekrit Arsenalit do t’i kushtojë rreth 60 milionë euro. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...