Lyon i hapur për shitjen e Depay-it, Barcelona dhe Roma në garë

17:04 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Lyon-i është i hapur për shitjen e sulmuesit Memphis Depay.

Depay ka shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe ka fituar vëmendjen e dy gjigantëve evropianë Roma dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Lojtarit i është ofruar kontrata e re, të cilën e ka refuzuar me dëshirën që të transferohet të gjiganti spanjoll gjatë këtij tregu veror.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman është duke bërë presion mbi klubin që ta transferojnë holandezin, ndërsa gjiganti blaugranas vazhdon të provojë për Lautaro Martinez-in.

Thuhet se diskutimet mes Barcelonës janë hapur, kurse klubi francez kërkon se paku 30 milionë euro.

Në garë për Depay-in ka shfaqur interesimin edhe Roma, kurse presidenti i Lyon-it më herët ka pranuar se cilado nga skuadrat që ofron më shumë do e fitojë lojtarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme