Lushtaku zbulon nëse është në bisedime me ndonjë skuadër, arsyen e largimit dhe a do rikthehet te Drenica

15:38 | 16 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku ka hapur mundësinë për t’u rikthyer te KF Drenica, vetëm nëse ndryshon kryesia e klubit dhe klubi të jetë me ndonjë projekt afatgjatë.

Lushtaku pasi përfundojë sezoni vjeshtor dha dorëheqje nga Drenica, vendim i cili i befasoi të gjithë.

Ai në një prononcim për arbresh.info, tha se nuk është në bisedime me ndonjë skuadër, por ka pasur ofertë nga një klub shumë serioz, mirëpo e ka refuzuar shkaku që kampionati është duke u zhvilluar.

“Për momentin jo, kam qenë më herët, kam pasur disa oferta nga një klub shumë serioz, nuk kam qenë i interesuar shkaku që është kampionati duke u zhvilluar. Ndërsa, tash për tash nuk jam në bisedime me ndonjë skuadër”, theksoi fillimisht ai.

Lushtaku tutje ka zbuluar arsyen pse u largua nga Drenica, derisa ka theksuar se arsyeja e largimit ndodhi shkaku i organizimit jo të mirë të klubi dhe disa personave, të cilët janë duke e dëmtuar klubin për interesa personale.

“Mundësitë që të rikthehem te Drenica, janë të hapura, por unë e di arsyen pse kam dhënë dorëheqje pas sezonit vjeshtor, arsyet kanë qenë shumë të qarta dhe bindëse sepse unë kam qenë i interesuar që klubi të organizohet në mënyrën që duhet me qenë ky klub, ngase kanë kaluar disa vite dhe s’po ka dallim nga viti në vit shkaku i njerëzve që i afrohen klubit, të cilët s’janë serioz apo shkaku i interesave personale, të cilat po e dëmtojnë klubin”, deklaroi Lushtaku.

Mirëpo, Lushtaku ka hapur mundësinë e rikthimit dhe kjo mund të ndodh, vetëm nëse klubi bëhet me kryesi të mirë, e cila do këtë plan afatgjatë dhe të këtë zgjedhje në financa.

“Që të kthehem duhet që klubi ta bëjë një kryesi të mirë, kryesi që konkretisht ka plan afatgjatë dhe që ta këtë zgjedhje financat, ngase një klub që nuk ka buxhet as për një muaj, nuk është serioz. Nëse arrihet këtë drejtim, atëherë jam i gatshëm me u kthyer dhe më të gjitha forcat e mia me ngrit klubin, ngase vërtetë klubi i Drenicës duhet ngritur dhe të fitojë ndonjë titull apo kupë, sepse kanë kaluar 20 vite”, përfundoi ai.

Drenica momentalisht renditët në pozitën e tetë në tabelë me 38 pikë dhe rrezikon rënien, derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje të pazhvilluara./E.Bytyqi /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme