Me kampionatin tashmë në “xhep”, Real Madrid ka nisur të mendojë për finalen e Champions League e programuar për datën një qershor në Wembley përballë Borussia Dortmund. Një nga pikëpyetjet më të mëdha për trajnerin Carlo Ancelotti lidhet me portë dhe se cili do të jetë titullar mes shtyllave në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Lunin, i cili ka zhvilluar një sezon në perfeksion dhe duke rezultuar vendimtar apo Thibaut Courtois i sapo rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë fushave për nëntë muaj. Tekniku italian, në konferencë para ndeshjes me Alaves theksoi se këtë vendim do ta marrë një javë para finales.
“Do ta zgjedh një javë para se kush do të luajë në finale mes Lunin dhe Courtois. Unë e mendoj se gjithë të tjerët që Lunin ka bërë një sezon shumë të mirë dhe na ka ndihmuar jashtë mase. Nga ana tjetër, Courtois nëse është në kondicionin e duhur, është portieri më i mirë në botë.
Nuk luajti për nëntë muaj, por tashmë është rikthyer. Të shohim. Gjatë kësaj periudhe dua t’i jap shansin edhe Kepas, por është pak e vështirë”, u shpreh Ancelotti./Ss
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...