Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka pranuar se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka paralajmëruar se sa e fortë është mbrojtja në ligë.
Belgu në një intervistë për New York Times ka krahasuar Premierë Ligën me Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se portugezi i kishte thënë se mbrojtja është më e vështira në krahasim me të gjitha ligat e botës.
“Ronaldo me tha se mbrojtja është më e vështira në botë. Me tha se ka shënuar gola në çdo vend, mirëpo ishte vendi më i vështirë për të shënuar dhe nëse Ronaldo thotë kështu atëherë është vërtetë vështirë”
Lukaku këtë sezon ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje, 12 nga të cilat ishin në kampionatin italian./arbresh.info.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...