Romelu Lukaku e ka zbuluar arsyen pse vendosi të largohet nga Manchester United për t’iu bashkuar Interit.
Sulmuesi belg tha se nuk ishte aspak i mbrojtur nga deklaratat në klubin anglez dhe se tashmë është i lumtur, pasi ka nënshkruar me klubin që e donte.
“Në Manchester nuk ndihesha i mbrojtur nga deklaratat e shumta mediatike dhe kjo më bënte të ndihesha si i huaj”.
“Në Itali më kërkonin dy skuadra dhe bëra zgjidhjen time, pasi është shumë e rëndësishme që të jem në vendin që dua dhe që më duan”.
“Conte më ka kërkuar që kur ishte te Juventusi dhe më ka shpjeguar se di duhet të luaja unë në skemat e tij”.
“Është një trajner i madh, që fitoi tre tituj radhazi me një skuadër të marrë nga vendi i shtatë dhe madje njëherë ia doli pa asnjë humbje në kampionat”.
“Fitoi në Angli që në sezonin e parë dhe CV-ja flet vetë për të. Jam një sulmues që kërkoj golin, i fortë, i shpejtë dhe di të dribloj. Jam një golashënues dhe këtë e kam treguar te Belgjika”, ka thënë Lukaku.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...