Lukaku thumbon Man Unitedin: Në Inter po bëjmë punë të vërtetë

15:18 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Romelu Lukaku e pranon se stërvitjet me Interin në përgatitje për sezonin e ri të Serisë A janë shumë më ndryshe në krahasim me ato që i bënte sa ishte pjesë e Manchester Unitedit. Ai tha se përderisa në Angli punohet shumë, në Itali bëhet punë e vërtetë.

Sulmuesi belg e dha një intervistë për Otro, të transmetuar në Instagram, pas transferimit të tij në prej 80 milionë eurosh nga Manchester Unitedi në Interi gjatë afati kalimtar të kësaj vere.

Në këtë intervistë, Lukaku sqaroi ndryshimet e para që i ka vërejtur në mes të përgatitjeve për Serie A dhe përgatitjeve për Premierligë.

“Është punë e vështirë. Është ndryshe. Në Angli ka shumë punë, por këtu bëhet punë e vërtetë”, u shpreh Lukaku për Otro.

“Qyteti është i mirë, por unë nuk kam ardhur këtu për të jetuar, kam ardhur për t’i ndihmuar skuadrës të arrijë diçka”.

Lukaku është komentuar shumë për peshën e tij, kështu që kur ai u pyet për ushqimin e tij të preferuar italian, përgjigja e tij ishte e papritur.

“Sallata…”

Lukakus i është dhënë fanella me numër nëntë në Inter, të cilën gjatë gjashtë vjetëve të fundit e ka mbajtur ish-kapiteni Mauro Icardi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme