Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku shënoi golin e tij të 100-të në Premierë Ligë sot (e shtunë) kundër Swansea Cityt.
Reprezentuesi belg realizoi vetëm pesë minuta pas ndeshjes në Old Trafford duke futur topin në rrjetë pas asistimit të krijuar nga superylli Alexis Sanchez, transmeton portali arbresh.info.
Ky ishte goli i 15-të i 24-vjeçarit që iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Evertoni për një tarifë të raportuar prej 75 milionë funta korrikun e kaluar.
Lukaku nuk arriti të shënojë asnjë gol te Chelsea në Premierë Ligë, por shënoi 17 gjatë kohës së shpenzuar te West Hami si një i huazuar dhe 68 te Evertoni.
Atij iu deshën 216 paraqitje në Premierë Ligë për të arritur këtë moment historik.
Ai është lojtari i 28-të që ka arritur këtë shifër në Premierë Ligë, por është lojtari i parë belg që ka shënuar 100 gola në këtë kompeticion./arbresh.info/
https://twitter.com/premierleague/status/980084191848226816
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...