Google ADS

Lukaku: Racizmi ende ekziston, Italia shteti më i mirë në të cilin kam qenë

18:51 | 24 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Inter-it, Romelu Lukaku ka thënë se racizmi ende ekziston, por ka zbuluar se Italia është klubi më i mirë në të cilin ka qenë.

Belgu shkëlqeu edicionin e kaluar duke realizuar 34 gola në 51 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.

Lukaku ka pranuar se i pëlqen të luaj në Seria A, derisa synon të përmirësohet edhe më shumë.

“Është shteti më i mirë në të cilin kam qenë. Italianët me mirëpriten me duart hapur dhe ju jam mirënjohës të gjithëve”.

“Edhe futbolli me ndihmoi të përmirësohem. Dua të vazhdoj të përmirësohem dhe më shumë për skuadrën”, deklaroi ai.

Tutje, Lukaku bëri me dije se një herë ishte akuzuar në bazë racore.

“Në Itali me ndodhi njëherë, reagova, por asnjëherë tjetër. Kam besimin se racizmi vazhdon të jetë prezent si në t kaluarën”, përfundoi ai./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme