Google ADS

Lukaku jashtë skuadrës së Belgjikës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës

18:00 | 7 Tetor 2017
Arbresh Info

Romelu Lukaku është lënë jashtë skuadrës së Belgjikës për ndeshjen e tyre kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror kundër Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sulmuesi i Manchester United është duke pasur problem me kyçin e këmbës qysh pas fitores së “Djajve të Kuq” 4 me 0 kundër Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.

Ai mungoi në seancën stërvitore në fillim të kësaj jave pas ftesës nga ROberto Martinez në skuadrën e Belgjikës.

Lukaku iu nënshtrua një skanimi që shfaqi se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz .

Mourinho shpreson se Lukaku të jetë i gatshëm për ndeshjen e tyre në Premierë Ligë kundër Liverpoolit në Anfield të shtunën e ardhshme./arbresh.info/

Formacioni i Bosnjës dhe Hercegobinës: Begovic, Dumic, Sunjic, Vranjes, Kolasinac, Lulic, Medunjanin, Besic, Duljevic, Visca, Dzeko

Formacioni i Belgjikës: Courtois, Meunier, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen, De Bruyne, Fellaini, E. Hazard, Carrasco, Mertens, Batshuayi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme