Qendërsulmuesi Romelu Lukaku e ka përshkruar veten si vrasës në fushën e lojës, në prag të arritjes së golit të 50-të për ekipin kombëtar të Belgjikës.
Romelu Lukaku e zhbllokoi rezultatin të hënën në fitoren me rezultat 4:0 në ndeshjen e Belgjikës kundër Skocisë, për ta mbajtur rekordin e 100 për qindtë në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, transmeton Gazeta Express.
Si golashënuesi më i mirë i të gjithë kohëve për ekipin kombëtar të Belgjikës, 26-vjeçari e pranon se përkundër që nuk i intereson për asgjë gjatë kohës sa është në fushën e lojës, atij nuk i interesojnë rekordet.
“Unë do t’i arrijë 50 gola. Duhet të them se isha më i shqetësuar për ta arritur golin e 30-të, kur e pata mundësinë ta thyeja atë rekord”, u shpreh Lukaku në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Unë nuk ëndërroj ta arrij shifrën prej 50 golave. Me të vërtetë nuk bëj kështu, jam i qetë. Unë jam vrasës në fushë, por jo afër saj. Isha i lumtur me atë gol. Kishte kaluar kohë e gjatë që kur e kishim shënuar golin e fundit nga kundërsulmi”.
“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, ne do të jemi vrastarë. Skuadra më e rrezikshme me kundërsulme në botë”.
Që kur debutoi për ekipin e parë të Belgjikës në vitin 2010, Lukaku i ka bërë 82 paraqitje për vendin e tij dhe i shënoi katër gola për Kombëtaren belge gjatë turneut të Kupës së Botës 2018 në Rusi.
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...