Lukaku informohet se mund të largohet nga Man Utd

15:54 | 5 Qershor 2019
Arbresh Info

Menjëherë pasi Ole Gunnar Solskjaeri mori detyrën në Manchester United, opsioni i tij i preferuar në sulm ka qenë Marcus Rashford.

Kjo do të thotë se e ardhmja afatgjate e Romelu Lukakut është hedhur në dyshime, transmeton portali arbresh.info.

United nënshkroi me Lukakun në vitin 2017 për një tarifë prej 80 milionë funta dhe 40 golat e shënuara brenda dy sezoneve nuk duken të mjaftueshme për trajnerin norvegjez. Zyrtarët kryesor në klub duket se i kanë bërë të qartë atij se mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” në rast se oferta e duhur shtrohet.

Por, problemi është se shumë pak klube janë të gatshme për të paguar tarifën e tij madhështore te United.

Zgjedhja e duhur do të ishte Serie A, por Juventusi ose klubi i ri i Antonio Contes – Interi duhet të paguaj shifrën madhështore për të nënshkruar me sulmuesin./arbresh.info/

Të ngjashme