Romelu Lukaku është i gatshëm të marrë një ulje masive pagash për t’u rikthyer te Interi verën e ardhshme, me Nerazzurrët që menojnë të bëjnë një lëvizje të shtrenjtë huazimi për sulmuesin belg.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Romelu Lukaku ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Simeone Inzaghin dhe ish-shokët e tij të Interit që nga largimi i tij nga klubi në verë dhe mësohet se ish-sulmuesi i Man United ka treguar ambicien e tij për rikthimin te Interi në verë.
Lukaku iu bashkua Chelseat për një transferim rekord prej 115 milionë eurosh verën e kaluar. Po që kur u kthye në klubin e tij të fëmijërisë, sulmesi 28-vjeçar nuk ka gjetur formën që do të gëzonte në San Siro në sezonet e mëparshme. Këtë sezon, sulmuesi belg ka shënuar vetëm pesë gola nga 20 paraqitje në Premier League.
Raporti nga Gazzetta dello Sport beson se Interin und të konsiderojë një huazim të shtrenjtë në verë për sulmuesin, i cili nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026 ndërsa nënshkroi për Chelsean.
Skuadra londineze pret Real Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve sonte, ndërsa Inter është rikthyer në garë për Scudetton këtë sezon pas fitores së ngushtë kundër Juventusit në fundjavë./Arbresh.info
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...