Lukaku i bashkohet pjesës së ekipit në Chelsea

15:02 | 4 Janar 2022
Përparim Bublaku

Sulmuesi i Chelesat, Romelu Lukaku është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, pasi ishte lënë jashtë skuadrës për derbin e së dielës kundër Liverpool.

Lukaku ditë më parë në një intervistë kishte dhënë disa deklarata që revoltuan trajnerin Tuchel.

Por i njëjti ka konfirmuar se sulmuesi belg është kthyer në skuadër.

“Romelu Lukaku kërkoi falje dhe ai është kthyer në skuadër. Për mua ishte e rëndësishme të kuptoja se ajo [intervista] nuk ishte e qëllimshme nga Romelu”, tha trajneri i bluve.

Llukak kishte deklaruar se Chelesi nuk është top ekip, dhe nuk kishte fshehur që i mungon Interi. Ai kishte thënë se nuk ndihet i lumtur në Londër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme