Lukaku fton tre belgë t’i bashkohet te Interi

17:13 | 16 Maj 2020
A. B.

Romelu Lukaku thuhet se po thërret lojtarët e lirë belg si Dries Mertens, Jan Vertonghen dhe Thomas Meunier që të bashkohen me të te klubi italian, Interi.

Burime të shumta të medieve kanë deklaruar se sulmuesi i Napolit, Mertens është në prag të marrëveshjes me Interin, pavarësisht se ka marrë edhe një propozim nga Chelsea, dhe Lukaku mund të ishte një nga arsyet e vendimit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku po përdor fuqitë e tij të bindjes edhe ndaj disa shokëve të skuadrës kombëtare të Belgjikës, të cilët po kërkojnë një sfidë të re.

Ato përfshijnë qendërmbrojtësin e Tottenham Hotspur, Vertonghen dhe mbrojtësin e krahut të djathtë të Paris Saint-Germain, Meunier, që të dy do të jenë lojtar të lirë në fund të këtij sezoni.

Nerazzurrët thuhet se mund t’i japin edhe një shans të dytë mesfushorit Radja Nainggolan, i cili po kalon këtë sezon si i huazuar te Cagliari.

Nëse kjo ndodh në verë, atëherë Interi do t’i kishte plot pesë yje të Belgjikës në gjirin e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme