Sulmuesi i Inter, Romelu Lukaku ka pranuar se i pëlqen të luaj me bashkëlojtarin, Lautaro Martinez.
Dyshja sulmuese këtë sezon ka qenë e frikshme duke bërë që shumica e mbrojtësve të Seria A të kenë frikë para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Belgu për partnerin e sulmit ka thënë se është fantastik, pavarësisht që është i ri në moshë.
“Është fantastik, edhe pse i ri. Është duke u përmirësuar shumë dhe jam i lumtur që luaj me të, e admiroj”, theksoi ai.
Ndërsa për dallimin mes Seria A dhe Premierë Ligë, Lukaku tha se intensiteti dhe taktikat ndryshojnë.
“Mendoj se Seria A është e mirë, por ka intensitet me ndryshe se Premierë Ligë, kujdesemi më shumë për detajet teknike”.
“Të dyja janë të mira, secila ka mënyrat dhe ndryshime. I dua të dyja Italinë dhe Anglinë, dy shtetet me kanë mirëpritur mjaftë mirë”, përfundoi ai.
Këtë sezon ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...