Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku thuhet se ka rënë dakord për një transferim në Arabinë Saudite verën e ardhshme.
Blutë e transferuan Lukakun te Roma në formë huazimi deri në fund të sezonit 2023/24, pasi ai nuk ishte i gatshëm të kthehej në Stamford Bridge.
Lukaku, i cili po shijon një sezon solid për Romën, mund të jetë duke menduar për një pagesë të madhe nga vera e ardhshme.
Sipas gazetarit të njohur Fabio Santini, një marrëveshje për ta çuar Lukakun në Superligën e Arabisë Saudite është e përfunduar.
“Lukaku? Një rikthim me Juventusin është i vështirë sepse ai tashmë i ka thënë po një propozimi milioner nga Arabia Saudite”, ka thënë fillimisht Santini për TVPlay.
“U them fansave të Romës se në fund të vitit, një gjë është e sigurt: Romelu do të largohet”, përfundoi gazetari italian. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...