Egoja e madhe e Zlatan Ibrahimovic mund të shkaktojë probleme ndërmjet tij dhe partnerit të tij në sulm, Romelu Lukaku, sipas Jamie Carragher.
Ibrahimovic është rikthyer në fitoren e United kundër Newcastle, pas një mungesë shtatë mujore nga një lëndim në gjurin e tij. Ibrahimovic u inkuadrua në minutat e fundit të lojës duke u vendosur si sulmuesi kryesor duke e zhvendosur Lukakun në krahun e djathtë të sulmit.
Por Lukaku shënoi golin e katërt për United dhe Carragher shpreson që ky gol t’i jep vetëbesim sulmuesit belg ndaj legjendës suedeze.
Ai këtë e ka thënë në studiot e Sky Sports.
“Goli i Lukakut mund të jetë më i rëndësishmi në atë fitore 4 me 1, sepse, nëse ne flasim për Zlatanin dhe ndikimin e tij që do ta ketë në Manchester United, është shumë mirë për United të ketë një lojtar si Ibra. Në momentin që ai u inkuadrua në lojë, ai i tha Lukakut të zhvendoset në krahun e djathtë dhe Lukaku e bëri. Zlatani nuk do ta kishtë bërë këtë dhe as Lukaku nuk dëshiron të bëj këtë”, tha legjenda e Liverpoolit.
“Goli do t’i jep një vetëbesim të madh, pasi nuk kishte shënuar kohëve të fundit. Zlatan është duke e thirrur vetën ‘luan’ dhe nuk e di nëse Zlatan do të ndikojë mentalisht në Lukakun”, shtoi Carragher.
“Ju mund ta paramendoni Zlatanin në stërvitje duke i thënë Lukakut të luajë në krahun e djathtë. Herët apo vonë, Lukaku do t’i thotë Ibras të luajë në krahë dhe se unë jam sulmuesi 90 milionësh. Nuk mendoj se mund të luajnë së bashku”, përfundoi anglezi.
Lukaku ishte nënshkruar gjatë veres nga Jose Mourinho nga Evertoni për shumën e 90 milionë eurove.
Belgu ka qenë i pa zëvendësueshëm në sulmin e United dhe goli i tij ndaj Newcastle përfundoi ecurinë prej tetë ndeshjeve pa gol.
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...