Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku “ka rënë dakord me kushtet personale” të ofruara nga Interi.
Belgu është shënjestra kryesore e trajnerit të ri Antoine Conte dhe dëshiron të largohet nga Old Trafford për transferim në San Siro këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Gazzetta dello Sport raporton se sulmuesi ka pranuar kushtet e ofruara në kontratë që i siguron atij një shumë prej 6.6 milionë funta në bonuse deri më 2024.
Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar ndërkohë që United mësohet se kërkon hiq më pak se 62 milionë funta.
26-vjeçari duket se dëshiron që kjo lëvizje të ndodhë për shkak se koha e tij në fushë është reduktuar nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaerit sezonin e kaluar kur Marcus Rashford shfrytëzohej më shumë si një sulmues qendror./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...