Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thotë se ekzistojnë ngjashmëri mes trajnerit Antonio Conte dhe ish trajnerit të Manchester United – Jose Mourinhos.
Romelu Lukaku u largua nga Manchester United gjatë verës duke u transferuar te Interi pas blerjes nga trajneri Conte, transmeton portali arbresh.info.
“Ka ngjashmëri mes të dyve dhe ata janë trajnerët më të mirë që unë kisha në karrierën time. Ata kanë karakteristika të njëjta, edhe pse shfrytëzojnë sisteme të ndryshme”, ka thënë Lukaku për Corriere dello Sport.
“Mendoj se kam dhënë më të mirën me këta trajnerë sepse nëse nuk e bëni atëherë është shumë vështirë të punosh ata”
“Jam shumë i lumtur për të dhe mendoj se me Josen në bankinë, Tottenhami do të fitoj diçka brenda viteve të ardhshme sepse ai është një top trajner”, shtoi belgu./arbresh.info/
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...