Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric është shfaqur në gjykatë si pjesë e rastit për mashtrim tatimor në kryeqytetin spanjoll.
Zyrtarët kanë thënë se mesfushori kroat ishte në gjykatë për rreth 10 minuta së bashku me gruan e tij dhe avokatin, transmeton portali arbresh.info. Gruaja e lojtarit, Vadja është duke u akuzuar gjithashtu për parregullsi në taksa.
Prokurorët spanjoll kanë akuzuar mesfushorin Luka Modric për mashtrimin e autoriteteve të taksave duke iu shmangur pagesave të shumës prej 870.728 euro në vitin 2013 dhe 2014.
Gazeta lokale ‘El Mundo’ thotë se Modric tashmë ka paguar rreth 1 milionë euro te autoritetet e taksave në përpjekje për të arritur një zgjidhje edhe pse lojtari ka mohuar se ka bërë diçka të paligjshme.
Gjykata dhe zyrtarët e taksave thonë se ata nuk mund të konfirmojnë apo mohojnë pagesat. Detajet e paraqitjes së Modricit në gjykatë nuk janë publikuar ende.
Modric ka luajtur për Real Madridit qysh pas transferimit nga Tottenhami në vitin 2012./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...