Sot (e shtunë) luhet El Clasico, një prej derbit më të mëdhenj në botë. Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës në një ndeshje që fillon nga ora 16:15.
Çuditërisht, asnjë nga gjigantët spanjollë nuk është në një pozicion lideri në La Liga përpara El Clasicos së sotme.
Girona është në vendin e parë me 28 pikë. Real Madridi është i dyti me 25, dhe Barcelona e treta me një pikë më pak se Mbretërit.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kroatin Luka Modric, nëse luan në të.
Sipas mediave spanjolle, kroati legjendar nuk do ta nisë ndeshjen në formacionin titullar, dhe do të presë mundësinë për të luajtur si rezervistë nga bankina.
Nëse Carlo Ancelotti e inkuadron në fushë, ai do të thyente dy rekorde.
Ndeshja kundër Barcelonës do të ishte ndeshja e tij e 500-të për Real Madridin dhe ai gjithashtu mund të bëhet lojtari më i vjetër që luan në El Clasico.
Ky rekord mbahet nga ish-portieri i Realit, Paco Buyo, i cili luajti në vitin 1996 në moshën 38 vjeç e 38 ditë.
Sot, Modric ka nëntë ditë më shumë se Buyo dhe nëse futet qoftë edhe për një sekondë në lojë do të bëhet rekordmen i ri.
El Clasico e ligës së fundit u luajt në stadiumin Camp Nou dhe përfundoi me fitoren 2:1 të Barcelonës, ndërsa dueli i sotëm mes Barcelonës dhe Realit luhet në stadiumin Olimpik. /Telegrafi/
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...