Luka Modric merr vendim të papritur

13:48 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu dhe të transferohet në Inter.

Gjiganti italian duket se është i vendosur për të rivalizuar Juventusin në përforcimin e skuadrës pas nënshkrimit me superyllin Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info. Si rezultat i kësaj, ata e shohin reprezentuesin kroat, i cili ka qenë njëri nga yjet e Kampionatit Botëror në Rusi, si një super përforcim që tifozët në San Siro do ta mirëprisnin.

‘La Gazzetta dello Sport’ raporton se Modric tashmë i ka dhënë një shtytje marrëveshjes ndërkohë që Vanja Bosnic, e dashura dhe agjentja e tij, mësohet të ketë kontaktuar me drejtorët e Interit për t’i ofruar shërbimet e tij.

Modric, megjithatë, duket se është duke ngurruar gjithashtu për largim nga Madridi duke marrë parasysh se ka një kontratë me ‘Los Blancos’ që është e vlefshme deri më 2020.

Transferimi te gjiganti në Serie A mund të jetë edhe më i komplikuar duke marrë parasysh pagën e tij prej 10 milionë euro.

Përveç kësaj, rregullat nga FFP janë një tjetër problem për italianët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme