Luka Modric merr edhe një çmim individual, shpallet “Golden Foot 2009”

23:45 | 12 Nëntor 2019
A. B.

Luka Modric e ka fituar çmimin “Golden Foot 2009”, një trofe individual që jepet për futbollistët mbi moshën 29 vjeç, karriera e të cilëve ka qenë shumë e suksesshme.

Lojtari i Real Madrid udhëtoi drejt Monacos për të marrë këtë çmim prestigjioz që e riafirmon atë si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohëve të fundit.

“Golden Foot” i shtohet medaljeve individuale të kroatit, që arriti maksimumin vitin e kaluar kur ai fitoi “Topin e Artë”.

https://twitter.com/lukamodric10/status/1194287263494082560?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1194287263494082560&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fluka-modric-merr-edhe-nje-cmim-individual-ai-shpallet-golden-foot-2009%2F

 

34-vjeçari bëhet kështu lojtari i 17-të që mori këtë çmim (për herë të parë u dha në vitin 2003 dhe e fitoi Roberto Baggio gjatë kohës kur luante te Brescia).

“Është një nder për mua marrja e këtij çmimi. Unë po kthehem në nivelin tim më të mirë siç tregova në ndeshjen e fundit”.

“Janë shtatë ndeshje shumë të rëndësishme deri në fund të vitit dhe ne do të vazhdojmë të luajmë mirë”, ka thënë Modric gjatë ceremonisë së zhvilluar në Monaco.

https://twitter.com/VraiMerengue/status/1194362852703965188?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1194362852703965188&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fluka-modric-merr-edhe-nje-cmim-individual-ai-shpallet-golden-foot-2009%2F

 

Fituesi në fuqi i “Golden Foot” ishte Edison Cavani i PSG që e mori vitin e shkuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme