Luka Modric ka mbetur me një sy të mavijosur pas përplasjes në kokë me Franco Vazquezin e Sevillas gjatë vikendit.
Modric u përplas me reprezentuesin argjentinas në minutën e 38′ të ndeshjes së fituar me rezultat 2 me 0 të Real Madridit në kuadër të La Ligas në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Fatmirësisht, të dy lojtarët qëndruan në fushë dhe madje mesfushori kroat shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes për t’i siguruar një fitore bindëse ‘Los Blancos’.
Stilisti i flokëve Miguel Siero ka postuar në rrjete sociale dy ditë pas ndeshje një foto që shfaq Modricin me një stil të ri.
“Një foto selfie me shokun tim Luka Modric”, ka shkruar Siero në Instagram. “Një sy i mavijosur mirë. Shpresojmë të kalojë së shpejti”
Në këtë foto, pjesa e mavijosur e fituesit të Topit të Artë është e qartë në syrin e tij të majtë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...