Luka Modric “kërcënon” me largim nga Real Madridi, zbulon kushtin për të vazhduar

21:33 | 10 Gusht 2018
Arbresh Info

Luka Modric do të largohet nga Real Madridi për transferim te Interi nëse nuk i rritet paga e tij.

Mesfushori kroat kishte një takim me presidentin e klubit Florentino Perez mëngjesin e sotëm (e premte) për të diskutuar rreth të ardhmes së tij, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Cadena SER’, skuadra spanjolle duhet të shpenzoj të holla ose rrezikon të humbas 32-vjeçarin para fillimit të sezonit të ri.

Madridi nuk ishte në gjendje të bind Modricin për të nënshkruar kontratën e re gjatë bisedimeve dhe mesfushori ka kërkuar rritje page.

Skuadra spanjolle nuk është e gatshme për të hequr dorë nga 32-vjeçari deri në momentin kur një klub të aktivizoj klauzolën e tij të blerjes prej 700 milionë euro.

Interi thuhet se është i gatshëm për të dyfishuar pagën e Modricit pas paraqitjeve të tij impresive në Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme